Libri eshte nje poeme per nje vajze fshatare, te etur per jete e dashuri, perplasur me nje bote vulgariteti, te eger e egoiste. Jeta e vajzes eshte e shkurter, ajo shndrit e shuhet si nje meteor ne nje nate te qete, pa zhurme e buje, pa bere histori. Por ata qe dine, e ndjejne dhimbjen. Kjo eshte vajza e Gramshit, Mirdites, Zall-Dardhes e Delvines mekati i vetem i te cilave eshte se genjehen e mashtrohen nga ngjyrat e nje bote qe premton aq shume e dhuron aq pak. Poema, e perbere nga vjersha, shumica e te cilave mund te qendronin me vete ne nje permbledhje poetike, rrjedh e lirshme buzeve e mendjes se lexuesit. Eshte e cuditeshme se ku shkon e qemton temen mendja e poetit. Ne realitetet ku rrojme, mbushur plot konflikte e kontradikta, plot zhgenjime idesh e shpresa te thyera shoqerish, ai vete e gjen nje vajze te paemer qe klith e vetmuar ne shkretetiren e kohes. Por kjo teme e vogel eshte qeliza e vertete e botes se madhe qe endet marramendese me qiellgervishtesit dhe udheshpejtat e saj, tifozllekun vanitoz e paradat e modes, klonimin e internetin, komercializmin dhe artin e vertete. Poema e Sami Gjokes eshte e shkruar me nje perqendrim te habitshem emocional. Mund te permendim si me te arrira poezite: Drite e thyer ne mengjese, Eja gjithe ne zemren time, Sa te desha me gjithe zemer, Vij syqeshur per te qare, Qenka tmerr pa dashuri, Thane se endet botes si lugat, Perse vdekur me vjen pas, Ketu kurva vdes si kurve, etj. Pas "Prezantim me Ameriken" ky eshte nje tjeter libri qe Sami Gjoka sjell perpara lexuesit shqiptar. Zeri i tij poetik eshte nje ze qe i shtohet me dinjitet poezise bashkekohore shqipe dhe urojme qe violina e shpirtit te tij qe kendon me se shumti trishtueshem, te gjeje ne te ardhmen nota te tjera po aq te ndjera ne muziken e madhe te botes."
ThriftBooks sells millions of used books at the lowest
everyday prices. We personally assess every book's quality and offer rare, out-of-print treasures. We
deliver the joy of reading in recyclable packaging with free standard shipping on US orders over $15.
ThriftBooks.com. Read more. Spend less.